Të dielën IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh karabina në Dhërmi duke përdorur 30 kg eksploziv. Vetë IKMT ka njoftuar se për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij.

Dukshëm aksioni bëhet për të justifikuar shembjen një javë më parë të “Prestige Resort” me 70 kilogram tritol, një tentativë e pastër e qeverisë për të vendosur një vijë paralele mes një ndërtim pa leje dhe pa pronar, me një resort elitar, ku leja e ndërtimit është firmosur nga kryeministri Rama, i cili është marrë personalisht edhe me dizenjimin e projektit.

I vënë nën shënjestër nga opinioni publik për sulmin terrorist ndaj “Prestige Resort”, krejtësisht në shkelje të ligjit, pa asnjë dokument dhe pa asnjë paralajmërim, qeveria po përpiqet për krijuar idenë se shembja e “Prestige Resort nuk është e selektive, por në fakt është krejtësisht e kundërta.

“Prestige Resort” është një investim i ngritur në bazë të lejeve dhe licencave të qeverisë shqiptare, me leje të rregullt ndërtimi që është zbatuar në detaje. Kjo është leja e ndërtimit e “Prestige Resort” e firmosur nga vetë Edi Rama si kryetar i këshillit të kombëtar të territorit, ndërsa kjo është hipoteka e restorantit i cili u prish i pari nga rruspat e qeverisë.

Për të justifikuar sulmin barbar ndaj “Prestige Resort”, IKMT-se iu desh të gjente një objekt fantazmë në Dhërmi ku edhe pronari nuk dihet, ndërkohë që vargu i ndërtimeve pa leje në të gjithë vijën bregdetare është ulëritës.

Si ka mundësi që ky objekt pesëkatësh është lejuar të ngrihet disa metra larg rezidencës qeveritare të Ramës në Dhërmi dhe as IKMT, as policia, as pushteti lokal që varen të gjitha nga një dorë, domethënë vetë Rama nuk e kanë para këtë karabina që ngrihej para hundës së tyre?

Karabinaja pesëkateshe pa leje ne bregun e Jonit ka ngritur krye jo brenda një dite, por para syve të gjithë qeveritarëve me Ramën në krye që kalojnë çdo verë pushimet në Dhërmi dhe janë frekuentues të rregullt të këtij fshati turistik.

Po ashtu qeveria nuk u kujtua për t’i vënë dinamitin përbindëshave të betonin me kate pa leje në qendër të Tiranës dhe që ngrihen çdo ditë e më shumë para zyrës së kryeministrit. As pallatet krejtësisht pa leje nuk u shembën me tritol nga IKMT.

Si ka mundësi që ndërtime të tëra pa leje dhe shtesa katesh prej dhjetëra metrash po papalje nuk shihen ndërtimorët dhe policia edhe pse janë nën hundën e tyre, ndërkohë që IKMT turret të kotecet pa leje të të moshuarve. Por edhe kur ministrat u turren duke zbuluar këto shkelje, fitili i dinamitit nuk i është vënë asnjë objekti. Sekuestrimi i tyre me VKM anti kushtetuese duket si një skemë për të legjitimuar paligjshmërinë, ndërkohë që për interesa personale të kryeministrit Rama sulmohen investime krejtësisht të rregullta.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb