Kazakistani nuk do të luajë miqësore me Kosovën për shkak se qeveria e vendit aziatik nuk i njeh pavarësinë.

Në një njoftim nga FFK bëhet me dije se miqësorja ishte planifikuar për t’u luajtur më 4 qershor në Prishtinë, por qeveria nuk e lejoi përfaqësuesen e Kazakistanit të udhëtojë.

Nga ana tjetër Kosova do e zëvendësojë Kazakistanin me Maltën, ndeshja me të cilën do të luhet në Austri.

Po ashtu edhe ndeshja miqësore me Komorosin nuk do të luhet për shkak se kjo e fundit e ka të pamundur të udhëtojë drejt Antalias në Turqi. Ajo do të zëvendësohet me Guinenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb