Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka marrë fjalën e tij në Kuvend ndërsa është shprehur se qeveria nuk jep para për zhvilluesin. Gjithashtu ai theksoi se vërtet Shqipëria nuk ka bërë përpjekje spektakolare për të zhvilluar shkencë, por ka bërë përpjekjes serioze për të teknologjinë në shkolla.

“Qeveria nuk jep para për zhvilluesin dhe lehtësitë fiskale janë për kompanitë për startupet. Nuk ka lidhje zhvilluesi. Gjithë paketa ka të bëjë vetëm me përdoruesit e teknoparkut. Nuk po them se Shqipëria ka bërë përpjekje spektakolare për të zhvilluar shkencës, ka përpjekje serioze në shkolla, patjetër. Ju iu referuat si qelizë miks shkencore dhe teknologjike. Por duhet t’i vëmë pikat mbi i. Në 30 vite nuk e kemi pasur fuqinë, vlera e shtuar në ekonominë shqiptare nuk ka qenë spektakolare, por kjo është një përpjekje për ta mbështetur”, tha ai.

Nga ana e tij ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu mbajti një qëndrim kritik , duke u shprehur se nga ana e qeveria ka munguar mbështetja për veprimtarinë dhe studiuesit shkencorë.

“ Unë kritikova mungesën e mbështetjes nga shteti. Kritikova mbështetjen e buxhetit të Shqipërisë ndaj kësaj veprimtarie të lartë shkencore. Unë vlerësoj punën e madhe të punës së ekspertëve…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: