FSHF del sërish duar bosh pas takimit të dytë të zhvilluar me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Përfaqësues të Federatës edhe gjatë mbledhjes së parë të zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkuan që data e fiksuar nga Ministrja Ogerta Manasterliu, për rifillimin e aktiviteteve sportive më 18 maj të rishikohej, pasi ky afat vë në diskutimin rifillimin e garës.

Msh
Msh

Takimi i dytë ka qenë sërish në rrafshin teknik ku FSHF-ës i është kërkuar përmirësimi i protokollit sanitar në 2-3 pika, për stërvitjet individuale, kolektive dhe zhvillimi i ndeshjeve. Grupi i eksperteve të FSHF do të punojë menjëherë për përmirësimin e këtyre elementeve të kërkuar dhe po sot do të vendos në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë protokollin e ri me ndryshimet e bëra. Deri në një takim të tretë, vijon të qëndroj në fuqi data 18 maj, si data kur ekipet mund të rinisin stërvitjet individuale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: