Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se Institucionet publike të vetë shtetit janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë.

Po ashtu thekson se qeveria Rama përbuz kërkesat e pedagogëve.

Meta ka shpërndarë një shkrim të monitor ku theksohet se Borxhet e prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arritën në fund të 8-mujorit të këtij viti 687 milionë euro.

Statusi:

Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.

Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive. Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.

“Borxhlinjtë më problematikë të OSHEE-së përfshijnë ndërmarrjet publike ku një peshë kyçe zënë ato të ujësjellës-kanalizimeve për të cilat nisi një plan shlyerjeje të miratuar nga dy ministri ajo e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një intervistë të posaçme për “Monitor” në numrin e 200 kompanive më të mëdha shqiptare sipas me xhiros vjetore në vitin 2021 administratori i OSHEE Group Adrian Çela pohoi se në disa bashki ka përmirësim të gjendjes, tregohet korrektësi në pagesat e detyrimeve, megjithatë, panorama e përgjithshme paraqet një situatë, ku niveli i borxhit ndaj OSHEE ka arritur në rreth 24 miliardë lekë (nga të cilat, 11 miliardë lekë janë kamatëvonesa)”, shkruan monitor.

310055014 651683392993566 984871792052129237 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: