Analisti Arjan Vasjari e sheh me skepticizëm paketën “Anti-KÇK”, e cila ka nisur sot punë për goditjen e krimit të organizuar.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Vasjari tha se ky ligj është një përpjekje e qeverisë për të dubluar institucionet, pasi sipas tij, vendi nuk ka nevojë për këtë ligj, sepse nuk është në kushtet e emergjencës.

“Nuk mundet që shteti të funksionojë me direktivë partie, nuk mund të konceptohet. Ne po bëjmë një ligj, që në fund të vitit do na krijojë një situatë të transformuar, jo nuk do të ndodhë kjo. Jemi tipikisht në një pozicion të konfliktit mes pushteteve dhe fat që nuk është Kushtetuesja. Ligjin e Dekriminalizimit e kam mbështetur që në fillim, por aty pozitë dhe opozitë kishin bërë marrëveshje, që do të tejkalonin parimet.

Ndërsa tani jemi në një situatë, ku lavdi zotit po ngremë një institucion të drejtësisë, por të dalë një ligj i tillë, mua më çon drejt një dyshimi mbi një përpjekje për të dubluar institucione. Nuk ka sens. SPAK dhe BKH janë të vetëmjaftueshme për të funksionuar në mënyrë perfektë. Nëse do të ishim në kushtet e emergjencës po”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb