Ish- deputeti i PD Klevis Balliu ka qenë në Unazën e Re ku ka thënë se qeveria po vijon me punimet për të shkatërruar provat që duhet të dokumentojë SPAK dhe Prokuroria e Tiranës pasi ‘afera korruptive’ është në proces hetimi.

Por Balliu ka siguruar banorët e Unazës së Re se nga kontrata që vetë Basha nënshkroi vitin e kaluar me banorët nuk do i hiqet asnjë gërmë, madje PD nuk do i fshihet asaj kur të vijë në pushtet por do i dëmshpërblejë me vlerën e tregut banorët si dhe do çojë para drejtësisë ata që i prishën shtëpitë pa i paralajmëruar apo me detyrim.

”Provat e vjedhjes makabre në Unazën e Re. 1 kilometër kushton 20 milion euro. Po bëhet genocid. Në asnjë vend të Europës apo botës. Ky projekt korruptiv ka shaktërruar shtëpitë dhe strehën e qytetarëve. Që të ndërtohen kullat e pushtetarëve. Sot shikoni shtëpi, nesër do të jepen leje ndërtimi. Mbi djersën e qytetarëve. Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe ata që kanë bërë këtë genocid do të përballen me drejtësinë. Nuk do i fshihemi nesër në pushtet kësaj kontrate.

Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik. Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik. çdo qytetar shqiptar të jetë i bindur që ky pushtet kriminal po i vjen fundi. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë dhunuar dhe arrestuar do të marrin ç’ka i takon siç do të marrin

.
Banorët e Unazës së re kishin dy mundësi, të bënin luftë dhe të vriteshin me këta oficerë policie por këta nuk e kanë as me policin, as me gazetarin por është pushteti kriminal i Ramës dhe Veliajt që po bëjnë këtë gjenocid. Të përplasin qytetarë me policë që Rama të vjedhë. I përshëndes banorët sot për këtë akt europian. Sot ishin të merrnin çdo lloj mase por sot janë të dokumentojnë se si me dhunë policore qeveria shkatërron provat. Ky projekt sot është në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës. Si mund të bëhen këto veprime kur nuk janë mbyllur hetimet. Janë 200 e ca qytetarë të arrestuar, më thoni një zyrtar të arrestuar për aferën korruptive, më thoni një për dosjen e Dibrës, asnjë.
Qytetarët arrestohen sepse mbrojnë Kushtetutën dhe të drejtën kundër kësaj qeveria anti- ligj.”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb