Në Postën nr.19 në Rrugën “Njazi Meka”, qytetarët nuk kanë marrë pensionet, ndihmat ekonomike dhe kempet prej një muaji.

Me lot në sy ata thanë se rrezikojnë t’i nxjerrin nga banesat ku jetojnë me qira. Ndryshe nga sa premtoi qeveria, ku për pensionistët, personat që marrin kemp dhe ndihmë ekonomike, do të kishte paketa ndihmuese, qytetarët pretendojnë të kundërtën.

Ata pretenduan se situatë e ngjashme është çdo muaj, e për këtë kërkojnë zgjidhje pasi e kanë të vështirë të përballojnë jetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb