TIRANE – Qeveria i propozoi dje Kuvendit kandidaten e saj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me një vendim të veçantë, në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, me propozimin e kryeministrit, Edi Rama Këshilli i Ministrave vendosi “propozimin, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të znj. Denada Prifti për anëtar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
Disa ditë më parë, Kuvendi miratoi me konsensus edhe Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon, i cili mori edhe votat e opozitës.
Ndërkohë, që në fund të dhjetorit, parlamenti miratoi edhe dy kandidatë të tjerë veç Sejkos për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Ata janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të propozuar nga maxhoranca.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: