Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka paralajmëruar se pushimi nuk është një alternativë për PL.

Me anë të një postimi në Facebook krah Brisida Shehaj, Koordinatores Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, Meta u shpreh se pavarësisht se qeveria pushon, grabitjet dhe falsifikimet nuk ndalen.

Ndaj ai ka paralajmëruar se ditët në vijim do të jenë një revolucion kundër antikorrupsionit deri në rivendosjen e llogaridhënies dhe ndëshkimit.

“Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve.

Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë.

Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe ndëshkimit”, shkroi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb