Kryeredaktori i “Gazetarës Shqiptare”, Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka analizuar qeverinë e re të prezantuar nga Rama për të drejtuar vendin në mandatin e tretë.

Murati thotë se nga qeveria e re asnjë nuk ngeli i pakënaqur ndërsa Rama u përpoq të ruante balancat brenda Partisë Socialiste.

Sa i përket dominimit të grave në kabinetin e ri, Murati thekson se Rama i beson më shumë gjinisë femërore, teksa ishte dhe kapriço personale për të qenë në ‘top’ vendet me më shumë gra në qeveri.

‘’Në fakt, për të analizuar një qeveri do të duhej pritja e nisjes së saj, për të parë punënm pra produktin. Qeveritë vlerësohen sipas rezultateve. Më e lehtë të vlerësosh qeverinë e Rama 2, se sa Rama 3.

Rama nuk ka fshehur që i beson grave, femrave, jo vetëm për marrëdhënie personale, beson se punojnë më shumë. I nënshkruari është dakord, pra që ka një etike në punë e përgjegjshmëri. Ndoshta dhe për kapriço personale për të qenë në top 3 apo top 5 me pjesëmarrje të lartë të grave në qeveri.

Qeveria nuk ka ndryshuar shumë thelbësisht. Ministrat kryesorë kanë mbajtur vendet e tyre. Një ekip fitues nuk ndryshohet. Përderisa kryeministri Rama dhe mazhoranca arritën të fitojnë mandatin e tretë, numri i votave dhe mandateve ka qenë në progres, është e udhës që Rama mos bëjë ndryshime shumë. E ka ruajtur marrëdhënien mes përfaqësimit politik të PS dhe prurjeve jashtëpartiake.

Janë ruajtur balancat e mëdha, nuk kishte kapriço si në qeverinë Rama 2, si 2 prurjet nga Kosova apo ata jashtë politikës. Rama ka ruajtur balancat brenda PS me këtë përfaqësim. Mjaft nga drejtuesit politik vijojnë të jenë ministra. Ashtu dhe si disa të tjerë që janë lënë jashtë, por kanë marrë poste në parti. Nuk ka lënë asnjë të pakënaqur. S’pamë askënd, apo një individ, klan apo fraksion që ta kundërshtojë mënyrën si ka vendosur Rama ta shpallë brenda shqiptarëve.

Pritet të shihet programi i qeverisë, ku do jetë fokusi i Rama 3. Mbetet për t’u vlerësuar në punë e sipër. Pothuajse e pamundur të vendosësh notë për qeverinë e re.’’- tha Murati.

Sa i përket lëvizjeve brenda PS, Murati thotë se Rama është kujdesur që të gjithë të integrohen, disave duke u dhënë poste drejtuese.

‘’Disa prej përfaqësuesve të PS jo thjesht kanë pasur rol të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prllit, por janë dhe pjesë e trashëgimisë së Fatos Nanos në parti. Janë në drejtim të partisë që në kohë të Nanos. E vërtetë që një pjesë e tyre janë lënë jashtë qeverinë, një pjesë janë integruar. Por Rama është kujdesur ti japë poste në parti. Përbërja e qeverisë e kabinetit është nomenklaturë e kryeministrit. Puna e e qverisë do të përcaktohet tek rezultatet dhe s’ka nevojë të gërshetohet me jetën partiake. ‘’- theksoi Murati.

Sa i përket ftesës për bashkëpunim të Ramës nda opozitës, Murati thotë se e ka vetë opozita në dorë këtë me mënyrën e sjelljes së saj, por Basha sipas tij ka dhënë sinjale se do të jetë një opozitë normale.

 

‘’Unë mendoj se marrëdhënia qeveri-opozitë në përgjithësi diktohet nga opozita, jo nga mazhoranca. Një parti që ka fituar zgjedhjet është e lirë të qeverisë vetë. Mjafton të qeverisë e qetë. Marrëdhënie diktohet nga ajo që do të zgjedhë të bëjë opozita. PD ka bërë disa marrëveshje, që para 4 vitesh, Reforma Zgjedhore. Ashtu siç kemi parë që marrëdhënia ka qenë e tensionuar, me protesta e molotovë. Marrëdhënien do i dedikohet mënyrës si sillet opozita. I përket PD apo LSI nëse do të jenë në parlament, a do të debatojnë apo do të jetë një opozitë më e fortë që do dalë në rrugë, të bëjë protesta dhe të largohet nga tryeza e dialogut. Kryetari i PD ka dhënë sinjale se kjo do jetë opozitë normale, do jetë në parlament dhe do marrë pjesë në komisione. E ardhmja është e paparashikueshme. Situata mund të tensionohet. Lëvizjet kanë filluar të japin disa efekte të çuditshme, dorëheqja e Ruçit, Lefter Kokës, këto janë dilema të pashpjegueshme. Pra pse disa individë hyjnë në garë elektorale dhe më pas tërhiqen. ‘’-përfundoi Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb