Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar një nder dhe përgjegjësi sfiduese të qenurit pjesë në kabinetin e ri qeverisës ‘Rama 3’.

Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se do ta bëjë detyrën  me mendje dhe zemër tek shqiptarët.

“Besimi për të shërbyer në kabinetin ‘Rama 3’ është një nder i madh dhe përgjegjësi sfiduese që do bëj çmos t’i përballoj si e meritojnë. Do ta kryej këtë detyrë të lartë me çdo ditë dhe çdo çast në mendje e në zemër Shqipërinë dhe njerëzit e Saj të jashtëzakonshëm, historinë e Saj të mundimshme dhe të ardhmen e Saj gjithmonë e më të mirë. Mirënjohje!”- shkruan Spiropali.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: