Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar këtë pasdite në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, tha se reagimi i popullit dhe opozitës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, bëri që kryeministri Edi Rama të tërhiqej nga ky vendim.

Por Meta thotë se Rama do tentojë ta bëjë sërish këtë rritje të çmimit, në një moment të dytë, teksa shton se debitorët më të mëdhenj të OSHEE, janë institucionet e qeverisë.

Ishte meritë e opozitës e cila çmontoi mashtrimin e tij se rritja do bëhej për arsye të krizës në Ukrainë, Mongoli… se kur do të fusë dorën në xhepat e shqiptarëve e gjen një krizë diku, por kjo nuk ka lidhje aspak, ka të bëjë me vjedhjet e bëra në OSHE, mbi 1mln e ca euro që kanë qenë investim për uljet e humbjeve në sistem, një dështim i tërë, një falimentim, sot debitorët më të mëdhenj të OSHE është qeveria, në vend të paguajnë energjinë bëjnë shpenzime për çlodhje se lodhen shumë duke bërë tendera korruptivë. E ndjeu reagimin dhe do përpiqet përsëri ta bëjë në një moment të dytë…

Paketa e ndihmës, absurde, qesharake. 90% e përfitimit që vjen për shkak të rritjes së çmimit, e kalon për oligarkët, kalon për vete. Paketa e ndihmës është fare qesharake, me një kile vaj në muaj, apo rritje pensioni me dy kole vaj në muaj, është vetëm për propagandë”, tha Meta.

Lidhur me sulmin kibernetik që ka përfshirë vendin, Meta tha se qeveria është treguar e pandërgjegjshme.

“Sigurisht që ka pasoja se janë ekspozuar të dhënat dhe nuk dihet shkalla e depërtimit. Qeveri tërësisht e pandërgjegjshme, sepse e ka ditur që në maj, dhe u kërkoi bankave që të dhënat tuaja do t’i vendosni në sistemit tonë, por ato nuk pranuan se kishin informacionet e tyre”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb