Një lajm i mirë për të gjithë punonjësit e burgjeve.

Sipas VKM së miratuar, 4.244 punonjësit e burgjeve të vendosur në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.

Një fond prej 209 000 000 lekësh është alokuar për administratën e këtij sektori.

Ka më shumë se 20 vite që punonjësit nuk kanë marrë shpërblim një rrogë .
Bëhet me dije se shpërblimi ka kaluar në thesar nga drejtoria e burgjeve dhe në fillim janari bëhet i aksesueshem nga bankat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: