Predhat e artilerisë së qeverisë siriane goditën një qytet të kontrolluar nga rebelët pranë kufirit me Turqinë të shtunën duke vrarë katër persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se tre policë, stacioni i të cilëve u godit drejtpërdrejt, ishin në mesin e viktimave të sulmit në qytetin Sarmada, në provincën Idlib. Të paktën 17 persona u plagosën.

Kjo ngjarje vjen mes tensioneve në rritje në bastionin e fundit të rebelëve në veriperëndim të Sirisë, ku një armëpushim i arritur në mars të vitit të kaluar është shkelur vazhdimisht javët e fundit.

Armëpushimi, i negociuar midis Turqisë  e cila është me opozitën siriane  dhe Rusisë mbështetësja kryesore e qeverisë siriane i dha fund një ofensivë të qeverisë në veriperëndim të Sirisë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: