Gazetari Alfred Lela ka pasur kritika ndaj mënyrës se si qeveria po menaxhon situatën me koronavirusin ku ka thënë se përdorimi i aplikacionit nuk mund të luftojë pandeminë.

Lela shprehet se Rama nuk duhet të priste këtë të hënë që të thosthe se jemi të rreizkuar në një kohë kur Italia ka prej tre javësh e prekur.

Po ashtu gazetari thotë se qeveria duhet të kishte marrë 3 javë më parë sistemin TIMS dhe të krijonte karantinën virtuale, të testonte ata që vinin nga ‘zonat e kuqe’ të Italisë dhe më të lajmëroheshin pavionet dhe spitalet.
Gjoba 5 milion lekë për ata që thyejnë rregullat e vetëkarantimit Lela e quan qesharake.

”Kam një shqetësim mbi të cilën që Vasjari e gjen tek shoqëria, fajëson opozitën por kam disa shenja që më çojnë tek dyshimet tek qeveria që është menaxhere e shoqërisë.
Pra për hir të një konsensusi të rrejshëm në buzë të pandemisë nuk duhet të bëjmë sikur nuk ka probleme. Nuk duhet ta lejojmë qeverinë t’i mshojë.
Unë po e ndiqja drejtorin e Policisë është fantastike mungesa jo e seriozitetit po stili i përhershëm që e kanë marrë nga lart dhe e ushtrojnë edhe poshtë. A kemi ne nevojë të dalim rrugëve, a zgjidhen këto gjëra me aplikacione. A zgjidhen me aplikacione problemet me pandeminë.

Pandemitë nuk zgjidhen me aplikacione. Nuk kanë autoritetet listën. TIMS-i i ka. Krijon grimasën e shtetrrethimit. Të krijosh përshtypjen se po krijon një gjë, por shpëton njerëzit.
Në këtë moment fut në punë kufizimin, por mos bëj sikur po bën kufizime. Deri para pak ditësh zoti Rama dhe shpurra e tij thonin që s’ka asgjë. Kryeministri i një vendi që është me Italinë dhe ka marrëdhënie tregtare, njerëzore, publike, kontakte nuk mund të presë deri këtë të hënë që kemi një problem. Kjo është ajo që bën qeveria. Qeveria merr TIMS-in dy tre javë më parë dhe krijon një karantinë virutale dhe i lajmëron, hap pavionet, spitalet dhe karantinën dhe i teston. A janë testuar këta njerëz?
Thotë a je testuar ti? Po të kapa që nuk je vetëkarantinuar do të vë gjobë 5 mijë euro. Kjo është qesharake.
është spektakël, një aplikacion i Policisë që kushedi sa ka kushtuar. Të zhvendos check-up shumë të shtrenjtë le ta çojë për testin e check- up të pandemisë. ”- tha Lela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb