Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës lidhur me numrin e testimeve për koronavirusin në Shqipëri.

Rama thotë se testimi është strategji e Komitetit Teknik që udhëheq këtë luftë në vijën e zjarrit dhe se detyra si e opozitës dhe e qeverisë është të dëgjojë ekspertët.

Nga ana tjetër Basha prej më shumë se një muaji i propozon qeverisë të rrisë numrin e testimeve pasi çdo ditë e humbur kushton jete dhe testet e pakta zgjasin karantinën dhe thellojnë krizën ekonomike.

 

STATUSI I EDI RAMËS

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb