TIRANE

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar prezantimin e platformës së ‘qeverisë tranzitore’ nga ana e kreut të PD-së Lulzim Basha. Panairiti u shpreh se kjo qeveri nuk duhet të jetë udhëheqëse e proceseve zgjedhore ndërsa nuk kurseu edhe një apel për Qeverinë, nga e cila kërkoi të dëgjojë kërkesat e opozitës.

“Përpara se unë të hyj në detajet e qeverisë tranzitore mendoj që momenti është të kuptojmë që kjo qeveri nuk mund të jetë udhëheqëse e proceseve zgjedhore. Është çështje që Qeveria ndodhet përballë një fakti kompromentues të rëndë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kemi ende kohë dhe i bëj apel Qeverisë që të dëgjojë kërkesën e opozitës. Janë raste skandaloze që bën një qeveri e pëgjegjshme për të bërë një hap mbrapa për ta vendosur në binaret e normalitetit.”- u shpreh Panariti.

Ish-ministri komentoi edhe përdorimin e hormoneve në fruta dhe perime. Panariti u shpreh se domatja nuk duhet të dalë në treg pa iu nënshtruar analizave përkatëse.

“Domatja nuk mund të dalë në treg pa iu nënshtruar analizave përkatëse. Të gjitha këto i bën Inspektoriati i Kontrollit të Bimëve dhe në fund i vërteton ka apo s’ka laboratori. Nuk ka Bujqësi që behet pa pleh kimik, edhe pesticidet edhe hormonet janë e njëjta klasë por duhet parë nëse zbatohen në mënyrë të rregullt.”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb