Të gjithë ata qytetarë që marrin një pagë bruto 1.2 milionë lekë në vit duke nisur nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur për konsultim, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri.

Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit. Por pavarësisht deklarimit këta individë nuk do të paguajnë tatim shtesë pasi kjo ju mbahet çdo muaj.

Qëllimi i ministrisë së financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve dhe uljen e evazionit. Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat pritet të hyjë në fuqi në 1 Janar 2023 por deklarata e parë e individëve të punësuar do të plotësohet pas përfundimit të vitit tatimor pra në Prill 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb