TIRANË

Një nga vendimet e qeverisë në mbledhjen e sotme kishte të bënte me menaxhimin e mbetjeve në territorin e Shqipërisë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro informoi mediat pas mbledhjes se do të përcaktohet një metodologji e re për bashkitë që të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre dhe këto të dhëna do të jenë publike.

Sipas saj, ky vendim ishte një amendim i një VKM-je të 2015 dhe do të mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve në vend.

“Miratuam sot në mbledhjen e dytë të qeverisë një amendim të një VKM-je ekzistuese që ka të bëjë me mënyrën se si menaxhohen mbetjet. VKM-ja që ne miratuam është një riamendim i një vendimi të 2015 që saktëson metodologjinë me të cilën njësitë e qeverisjes vendore të përllogarisin sasinë e mbetjeve në territorin e tyre si publikohen dhe standardizohen.

 

Ka qenë një punë e gjatë e bërë nga Ministria e Mjedisit për kryqëzimin e të dhënave. Një metodologji e unifikuar për të gjitha bashkitë që do japin një tablo të qartë. Detyrimi për t’i bërë publike statistikat e mbetjeve në territor. Ky instrument do mundësojë një menaxhim më të mirë të mbetjeve, për të plotësuar rolin e Ministrisë së Mjedisit si një normues por edhe monitorues i kësaj situate”, deklaroi Kumbaro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb