TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin më të fundit të qeverisë që u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama bëri me dije se shumë shpejt do të nisin negociatat për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ndërsa shpreson se shumë shpejt do të ndodh edhe në Kukës.

“Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës?Së shpejti shpresoj dhe Kukësin✌️”, thuhet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb