Qeveria ka zgjatur afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ. Procesi i rivlerësimit të banesave deri në 30 prill të vitit 2022. 31 dhjetori ishte afati i fundit nga qeveria, por duke se eshte shtyre serish.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka dalë në një deklaratë për media ku foli në lidhje me zgjatjen e afateve të rivlerësimit. Në deklaratë ai tha se “Sot Qeveria Shqiptare përmes një akti normativ, zgjati afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në 30 prill 2022. Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave. Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022. Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin). Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të mirat dhe përfitimet e tij. Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve. Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit. Për periudhën e fundvitit ju drejtohemi qytetarëve të ulim fluksin e aplikimeve në e-albania, për t’u dhënë mundësi emigrantëve të ardhur për festat e fundvitit të kryejnë procedura pranë nesh”, tha Lame.

Kjo zgjatje afati ka edhe një risi në favor të qytetarëve. Ligji bazë dhe shtyrja e bërë vjet, parashikonin që ditën që mbyllej afati i aplikimeve mbyllej edhe afati i pagesave.

Me shtesën e fundit, afati i aplikimeve mbyllet më 30 prill, ndërsa afati i pagesave zgjatet më tej deri më 31 korrik 2022.

Për vitin 2020 u kryen 29.450 rivlerësime. Për vitin 2021 u kryen 31.500 rivlerësime (pa dhjetorin). Pra publiku e ka ndjekur procesin dhe është ndërgjegjësuar për të mirat dhe përfitimet e tij. Tjetër arsye e shtimit të aplikimeve është edhe mbarëvajtja e procesit të legalizimeve. Vetëm legalizime për vitin 2021 janë rreth 23.000 familje, të cilat janë kontigjent shtesë që futen në procesin e rivlerësimit.

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Monitor për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Konkretisht, nga totali i numrit të aplikimeve të kryera për 32,944 të tilla (ose 58% e totalit të aplikimeve) është paguar tatimi 3% dhe ka përfunduar procesi. Për 16,682 aplikime nuk është paguar tatimi nga qytetarët. Nga ASHK janë ende të patrajtuara 2,506 aplikime dhe 4,491 prej tyre janë anuluar. Për totalin e aplikimeve të përfunduara në 2021 janë arkëtuar rreth 3,6 mld lekë. Në përfundim të procesit nga ASHK do të deklarohet totali i aplikimeve të kryera në këto dy vjet të zbatimit të procesit me tatim 3% nga 15% që ishte më parë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: