Nga: ERJOLA JATA

TIRANE– Qeveria ka vendosur të zgjasë afatin e funksionimit të Task-Forcës për energjinë elektrike. Task-Forca e ngritur në 14 dhjetor 2013, për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, do të funksionojë deri më 30 Qershor 2016.

Kjo Task-Forcë, ka disa detyra specifike për të mbështetur shoqërinë e shpërndarjes së energjisë elektrike në rritjen e performancës së saj, nëpërmjet uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Task-Forca ka kryer një volum pune të konsiderueshëm, duke kontribuar drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe rritjen e arkëtimit të faturave të energjisë elektrike.

Si i tillë, objektivi që synohet të arrihet është që me anë të zgjatjes së afatit të funksionimit të Task-Forcës, të vijohet me marrjen e masave për uljen e humbjeve dhe përmirësimin e nivelit të arkëtimeve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: