Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 një debat ka lindur për qeverisjen e PS në 8 vitet e fundit.

Analisti Vasjari ka kritikuar përfaqësuesin e PS, Blendi Gonxhe se qeverinë aktuale s’ka kush ta kontrollojë dhe gjithë fajin e lë jashtë saj.

Sipas tij kjo mazhorancë ka kontribut të madh si në rastin e  Reformës në Drejtësi që është më e rëndësishmja, por për të qeveria s’ka as ‘check’ as ‘balance’.

 

‘’Edhe këta thonë kur erdhëm ne e gjetëm Shqipërinë, bëmë autostrada, liberalizuam vizat. Edhe ju keni kontribut të madh, keni bërë Reformën në Drejtësi që është bërë më e rëndësishmja. Tek ju s’ka as check as balance. Të ankoheni ju përballë këtyre. Ky është problemi që ju e projektoni fajin jashtë. Keni përgjegjësi. Keni pasur kohë t’ia kopsisnit dosjet. Ju s’ka ku t’ju kontrollojë, në të gjitha kapilaret e shtetit. S’ka kush t’ju kontrollojë.’’- tha Vasjari.

 

Nga ana tjetër kandidati i PD për deputet në Fier, Alibeaj ka thënë se PS duhet të bënte mea-culpa, apo të kishte një shpjegim për fajet që ka kryer, teksa ka kërkuar nga kundërshtarët që në fushatë elektorale të lihen mënjanë vizatimet e bukura apo tubimet sensacionale, por të flitet për zgjidhje.

‘’Me diskutimin e fundit, dmth këta thonë ne kemi patur 100% të pushtetit prandaj nuk i kemi bërë dot gjërat. Nëse e citoj, nëse do e bëjmë kështu atëhere ta bëjmë civile. Dëgjove ndonjë fjalë ti nga ai zotëria, dëgjove ore çu bë me pretimet 8-vejçare po me 300 mijë vende pune, ndjesë që sot kanë ikur shqiptarët, 120 mijë vetëm nga Fieri. Kjo duhet të kishte një shpjegim, një mea-culpa apo transparencë. Për 8 vite s’kanë bërë asgjë. Pyetja është pse e kërkoke një mandat të tretë? Jo vetëm që e kërkon, por s’jep zgjidhje ëpr problemet që ke shkaktuar. Çdo bësh me papunësinë, idenë fikse të të rinjve sepse duan të ikin. Vetëm ngaqë janë mbyllur kufijtë. Një ide kanë të rinjtë, për të ikur, e dëgjojmë në takimet që bëjmë.

Mos duhet në fushatë elektorale të lëmë vizatimet e bukura. Ore, a ka zgjidhje ky njeri. Çdo shqiptar duhet të mendojë sot një gjë, 25 prill të ndryshojë gjënë e vet, familjen, të vendosë të ndryshojë. Ky është rregulli i demokracisë. Tani të shohim pjesën tjetër.’’- tha Alibeaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb