Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë se është duke larguar shqiptarët nga vendi.

Me anë të nja statusi në Facebook, Vasili tha se 40% e personave, që shkojnë në Angli në mënyrë të paligjshme duke kaluar ngushticën e La Manshit, janë shqiptarë.

Postimi:

Qeverisja e Rames mënxyrë, qe largon dhunshem shqiptaret!

Shifra te dhimbshme, shifra te frikshme.

Katër në dhjetë emigrantë, që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë nga “Shqipëria paqësore, ku nuk ka pasur luftë për 25 vjet” kështu shkruan një raport sekret i inteligjencës ushtarake britanike.

Lajmi u bë i ditur e perditshmja angleze “The Mail on Sunday”.

Pra 40% e personave, qe shkojne ne Angli ne menyre te paligjshme, duke kaluar ngushticen e La Manshit, duke rrezikuar kaq shume me varka te vogla jane shqiptare.

Menxyra, qe ka pllakosur kete vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shprese.

Me mundesite, qe Shqiperia ka, sikur qeverisja te ishte edhe nen mesataren shqiptaret jo vetem nuk do largoheshin, por do te vinin.

Por me kete qeveri qe vjedhjen kane piken e pare te dyte e te dymbedhjete te saj shqiptaret braktisin vendin me shume se vendet ne lufte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb