TIRANE

I ftuar në rubrikën “Opinion në News24, ministri Bledi Çuçi, komentoi mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, ndërsa u ndal edhe ne menaxhimin e bashkive me të zgjedhurit e rinj e vendorë. Ashtu si kryeministri Rama, ministri Çuçi tha se nuk do të ketë ‘gjueti shtrigash’ në bashkitë e drejtuara deri më sot nga opozita, por gjithshka do të kryehet në bazë të ligjit.

“Do t’i menaxhojmë me modelin më të mirë që ne kemi. I kemi modelet në Shqipëri, shpresoj të ecin me modelin më të mirë për qeverisjen vendore. Qeverisja vendore, ka një rol të jashtëzakonshëm në jetën e qytetarëve. Modelet e mira do t’i transferojmë në ato bashki ku nuk ka qeverisur PS.

Do të kemi një qasje shumë të matur sa i përket organizimit të bashkive të qeverisur nga përfaqësues të opozitës. Do fokusohemi në organizmin struktruror dhe funksional, nuk do ketë gjueti shtrigash. Do ketë largime për njerëz që kanë shkelur ligjin, s’kanë performuar mirë, nuk do ketë largime me sfond politik. Nuk do largohet askush që nuk e meriton ligjërisht këtë gjë.” -u shpreh Çuçi.

Ndër të tjera ministri i Bujqësisë komentoi edhe deklaratat e opozitës për refuzim të shqiptarëve më 30 qershor.

“Është e kotë, e para kanë votuar 23%, kjo nuk do të thotë që 77% nuk e duan PS. Përgjithësisht në Shqipëri votojnë 45%, sido që të jemi jemi në kushtet kur kemi vetëm si PS, kemi përkrahjes e gjysmës së shqiptarëve. Mos harrojmë se një pjesë janë jashtë. Mendoj se % e votave që kemi marr është konfirmim për të qeverisur, kemi marr më shumë vota se në 2017 si PS. Kështu duhet lexuar nga të gjithë ky rezultat, kështu duhet ta lexojnë edhe partitë opozitare nëse nuk duan të humbin betejën e tyre me elektoratin.”

Duke u ndalur në raportin e OSBE/ODIHR, Çuçi tha se kritika ka në cdo proces zgjedhor, jo vetëm në Shqipëri. Ndër të tjera ai theksoi gatishmërinë e maxhorancës qeverisëse, për të bashkëpunuar me opozitën në parlament, por edhe atë jashtë saj për reformën zgjedhore, me qëllim sic tha ai zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb