Në 24 netët e fundit, banorët e Mianmarit kanë përjetuar ndërprerje të shërbimeve të internetit. Autoritet më pas në mengjes rikthejnë në funksion rrjetet që ofrojnë shërbime të internetit.

Pastaj, dhjetëra mijëra njerëz në vend kyçen shpejt në aplikacionin Psiphon dhe aplikacione të tjera të ngjashme që anashkalojnë filtrat dhe bllokimet e vendosura nga qeveria ushtarake në mënyrë që të mund të kenë qasje në faqet popullore të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.

Ndërpreja e internetit çdo mbrëmje bëhet nga qeveria ushtarake e Mianmarit.

Interneti nuk u krijuar si një mjet “për t’u fikur dhe ndezur”, tha Michael Hull, presidenti i kompanisë Psiphon, e cila ka krijuar aplikacionin me të njejtin emër si një mjet për të tejkaluar kufizimet ndaj qasjes në faqe të caktuara interneti pa u zbuluar.

“Ju duhet të bëni shumë punë për ta realizuar këtë”, thotë ai.

Mianmar është vendi më i fundit që ka përjetuar ndërprerje të internetit. Në të gjithë botën, qeveritë po përdorin strategji të ngjashme gjatë periudhave të krizës.

Në vitin 2020, kishte 155 ndërprerje të internetit në 29 vende, sipas Access Now, një organizatë e mbrojtjes së të drejtave dixhitale.

Ndërsa ndërprerjet në vitin 2020 ishin më të rralla se në dy vitet e mëparshme, kufizimet përdoren më shumë për kontrollin politik, thotë Raman Jit Singh Chima, drejtor i politikave për Azinë dhe këshilltar i lartë ndërkombëtar në organizatën Access Now.

India, me 109 ndërprerje, kryesisht në Kashmirin e kontrolluara nga indianët, kishte numrin më të madh të ndërprerjeve të internetit në botë. Në Bjellorusi, interneti u ndërpre për 61 orë në gusht pas zgjedhjeve presidenciale që shkaktuan protesta.

Përveç ndërprerjes, disa qeveri po instalojnë mjete të reja censure dhe përgjimi në rrjetet e tyre të internetit. Kamboxhia po krijon një portë interneti për t’i dhënë qeverisë aftësinë për të mbikëqyrur dhe censuruar përdoruesit e internetit.

Qeveritë zakonisht argumentojnë se mbyllja e internetit ndihmon në ruajtjen e sigurisë në kohë krize, duke përfshirë kufizimin e përhapjes së keqinformimit. Disa prej tyre po bëjnë thirrje për miratimin e ligjeve të sigurisë kibernetike për t’i dhënë qeverisë më shumë kompetenca për të kontrolluar rrjetet e internetit, për të kufizuar ato që njerëzit shohin dhe për të përgjuar lëvizjet dixhitale të njerëzve. Këto veprime ngrejnë shqetësime serioze, thotë zoti Chima.

“Ju duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me një veprim të sigurisë kibernetike nga çdo qeveri”, tha ai, “sepse shpesh, për fat të keq, kjo ka ndikim në fjalën e lirë dhe të drejtat e tjera të njeriut.”

Nuk është e paqartë pse qeveria ushtarake e Mianmarit, e cila mori kontrollin më 1 shkurt, po bënë ndërprerje të tilla të internetit në mbrëmje.

Disa thonë se një nga arsyet për këtë është se qeveria po përdor periudhën pa internet për të instaluar teknologji të reja për të bllokuar, censuruar dhe gjurmuar më lehtë përdoruesit pas riaktivizimit të rrjetit të internetit. Një tjetër teori është se ushtria po përdor periudhën e komunikimit të kufizuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit për të arrestuar njerëz.

David Kaye, ish raportues special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe profesor i drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Irvajn, tha se ai nuk e dinte pse ushtria po ndërpriste internetin rrjetin, por se ky është një zhvillim shqetësues.

“Problemi është se të gjitha gjërat e internetit janë thjesht një lloj paralajmërim për diçka tjetër”, thotë ai. “Paralajmërim për një goditje më të madhe, përdorim më të ashpër të forcës, më shumë arrestime.”

Sipas një studimi të fundit nga Top10VPN, ndërprerjet e internetit shoqërohen me kosto ekonomike, deri në 4 miliardë dollarë.

Ndërprejet shkatojnë edhe rreziqe politike, veçanërisht në vendet që nuk kanë burime të larmishme informacioni.

“Ata duhet të duan vërtet të ndërpresin rrjedhën e informacionit sepse njerëzit mbështeten tek interneti në Mianmar”, thotë profesor i drejtësisë, David Kaye.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb