Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, foli në një intervistë për News24, lidhur me vështirësitë e vitit 2020, që nga tërmeti e deri te pandemia.

Ahmetaj tha se ky ishte një vit i vështirë dhe ndryshe, pasi u miksuan trishtimi dhe rënia e një vendi të tërë në tokë.

“Viti 2020 ka qenë shumë i vështirë, ka qenë vit ndryshe, ku u miksua trishtimi dhe rënia e një vendi të tërë në tokë, jo thjesht në kuptimin e tërmetit apo të pandemisë, por të dyja bashkë, që për një sekondë gati e mundën poshtë vendin. Them se do ja dalim. Nuk po bëj politikë. Pavarësisht sa e mundur është ta frenosh pandeminë, ne po ja dalim. Edhe shëndetësia e mjekët kanë kaluar një test shumë të vështirë, të suksesshëm. Qeveria ka treguar kujdes për çdo familje të dëmtuar.

Kam 31 vite punë, nuk e kam parë kurrë të bashkohet kujdesi, vëmendja dhe eficenca tek i njëjti moment, te 2020-a, për të mundur atë rënie dhe thyerje totale që pësoi i gjithë vendi. Një vend që ka kaluar në një tunel të errët të tërmetit dhe pandemisë, një llahtar të përditshëm, por që po e merr veten me shumë besim. Qeveritë venë e vinë, por ngjarjet nuk harrohen. Qytetarët e pyesin veten se kush iu gjend pranë në ditët e vështira”, deklaroi ministri Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb