Vullkani në malin Nyiragongo shpërtheu të shtunën, duke hedhur tym të kuq në qiellin e natës mbi qytetin lindor të Goma të Republikës Demokratike të Kongos dhe duke shkaktuar një eksod në Ruandën fqinje, raporton France24.

Guvernatori ushtarak i provincës Kivu të Veriut, kryeqyteti i së cilës është Goma, “konfirmoi shpërthimin e vullkanit Nyiragongo … rreth orës 7:00 pasdite”.

“Hetimet janë duke u zhvilluar dhe njerëzit duhet të ndjekin udhëzimet e njësive të mbrojtjes civile”, tha gjenerali Constant Ndima, duke bërë thirrje për “qetësi”.

Energjia elektrike u ndërpre në pjesë të mëdha të qytetit dhe qindra banorë filluan të linin shtëpitë e tyre dhe të drejtoheshin drejt kufirit afër Ruandës.

“Qielli është kthyer në të kuqe,” i tha AFP me telefon një banore, Carine Mbala.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: