Qindra anëtarë të Shtetit Islamik (IS) mund të jenë duke jetuar tashmë me identitet rus në vendet e Bashkimit Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Alarmin e ka ngritur “The Guardian”, e cila ka bërë një hetim në të cilin ka arritur në përfundimin se me pandeminë e COVID, ka lulëzuar edhe industria online e pasaportave false për njerëzit me lidhje me Shtetin Islamik.

Sipas “The Guardian”, rrjeti i falsifikatorëve dyshohet se drejtohet nga një shtetas uzbek që jeton në Turqi dhe me pasaporta me të dhëna të rreme u jep mundësinë anëtarëve të IS-it për të lënë Sirinë dhe për të udhëtuar më tej në Mbretërinë e Bashkuar, BE, Kanada dhe SHBA.

“Rrjeti u ofron klientëve pasaporta të falsifikuara të cilësisë më të lartë. Çmimi i tyre fillon nga 15 mijë dollarë. Qindra njerëz që kaluan kufirin sirian në Turqi ilegalisht i kanë përdorur ato për të udhëtuar në vendet perëndimore nga aeroporti i Stambollit.

Vendet e Bashkimit Evropian janë destinacioni më popullor , por ka edhe njerëz që zgjedhin Meksikën. Prej aty, me pasaportat e tyre false ruse, kalojnë kufirin ilegalisht, duke arritur në SHBA. Nigeri dhe Mauritania janë gjithashtu destinacione të dëshiruara, siç janë Ukraina dhe Afganistani”, shkruan The Guardian.

Që nga viti 2015, zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë paralajmëruar se anëtarët e Shtetit Islamik kanë siguruar pajisje për të bërë pasaporta siriane dhe irakiane. Këto i lejuan drejtuesit e saj të strehoheshin në Evropë gjatë kulmit të krizës së refugjatëve. Që atëherë, shërbimet kufitare evropiane kanë investuar në teknologji për të zbuluar më mirë pasaportat false.

Pasaportat False
Pasaportat False

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb