Qindra turistë britanikë, të cilët supozohej të ishin në karantinë për shkak të një mutacioni të zbuluar së fundmi të coronavirusit janë dyndur drejt vendpushimit zviceran të skive në Verbier.

Ky vendpushim skish është shumë i popullarizuar në mesin e britanikëve. Disa janë shfaqur në Francë ndërkohë, i tha Jean-Marc Sandoz, një zëdhënës i komunës së Bagnes, të cilës i përket Verbir.

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 420 pushues nga Britania të cilët ishin në karantinë para Krishtlindjeve, raporton Deutschewelle.

Sandoz tha se rreth 50 prej tyre u larguan menjëherë dhe nga 370 të mbetur të dielën, kishte më pak se një duzinë në vendpushimin e skive.

“Ne e kuptojmë zemërimin e tyre,” shtoi ai. Ai kritikoi ashpër futjen e nxituar dhe retroaktive të karantinës për të gjithë mysafirët që arritën nga Britania e Madhe.

Zvicra pezulloi të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut më 20 dhjetor, pasi u zbulua një variant i ri dhe shumë ngjitës i coronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb