Lionel Messi është i njohur nga shumë futbolldashës si lojtari më i mirë në botë.

Ai po largohet nga Barcelona me 672 gola në 778 paraqitje. Dhjetëra skuadra kanë qenë ‘viktima’ të golave të tij, por edhe ‘Pleshti magjik’ duket se ka tabu.

Janë 8 ekipe të cilave Messi nuk u ka shënuar dot gol dhe një prej tyre është Inter. Po ashtu në 4 ndeshje argjentinasi nuk u ka shënuar dot rusëve të Rubin Kazan.
Në Spanjë Xerex, Murcia dhe Gramenet nuk e dinë çdo të thotë t’u bëjë gol Messi. Edhe Udinese me Al Sadd i shtohen kësaj liste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb