Teksa emergjenca e koronavirusit po shpërthen në të gjithë botën, FIFA hidhet në ndihmë të mbrojtjes së botës së futbollit. Sipas asaj që raporton federata botërore, ajo është gati të krijojë një plan të ngjashëm me atë “Marshall” për të ndihmuar klubet ekonomikisht në përballimin e frenimit të veprimtarive.

“Konfirmojmë se FIFA po punon rreth mundësisë për t’i ofruar asistencë komunitetit të futbollit pasi të ketë bërë një vlerësim global të impaktit financiar që pandemia do të ketë në futboll.” nënvizon FIFA.

Për momentin ende nuk janë bërë të ditur detajet e planit, por shpejt do të mësohet më shumë. Duke analizuar situatën, FIFA duke se ka vendosur të dëgjojë apelin e botës së futbollit me zëra që kanë mbërritur nga shumë anë, qoftë nga klube, qoftë nga lojtarë. Në ditët e shkuara, në një artikull të “New York Times”, ishte folur për një fond special liodhur me emergjencën, një fond prej qindra milionë dollarësh.

Kjo duket se do të jetë edhe zgjedhja e krerëve të botës së futbollit për të ndihmuar ekonomikisht klubet, të cilat kanë probleme financiare për të përballuar lidhur me mungesën e të ardhurave kryesisht nga e drejta tv, nga biletat dhe nga sponsorizimet. Edhe FIFA po lëviz kundër emergjencës së koronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb