Edhe pse kanë kaluar 4 ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2021-2022, në disa shkolla të Bulqizës ka probleme të shumta për vazhdimin e procesit mësimor pasi mungon stafi pedagogjik.

Në njësinë Ostren, Në Shkollën e Mesme të Bashkuar Ostreni i Madh, 10 mësues nuk janë emëruar nga Zyra Vendore Arsimore në Bulqizë duke bërë që 10 klasa të mbeten pa mësim. Nxënësit paraqiten në shkollë çdo ditë, por në mungesë të mësuesve largohen për në banesa.

Në shkollën 9-vjeçare Ostreni Vogël vetëm 1 mësues është paraqitur në punë ndërsa mësuesit e tjerë nuk janë emëruar akoma. Shkolla ankese e Ostrenit të Vogël në Lladomericë, ka rreth 70 nxënës, por dhe këtu mungon 1 mësues.

Shkolla “10 dëshmorët” Njësia Administrative Trebisht ka mësues të pa emëruar, ndërsa rreth 100 nxënës nuk e kanë nisur ende vitin e ri shkollor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb