Qindra vepra arti të tregtarit Cornelius Gurlitt do të shfaqen për herë të parë javën e ardhshme në ekspozitën e Bernës, Zvicër, dhe në atë të Bonit, Gjermani.

Më shumë se 1 500 vepra arti, përfshirë Claude Monet, Paul Cezanne, August Macke, Otto Dix, Emil Nolde dhe Max Beckmann u zbuluan në vitin 2012 në shtëpinë e Gurlitt, babai i të cilit tregtonte vepra arti, të ashtuquajtura “art i degjeneruar” sipas regjimit nazist.

Ekspozita në Bernë, e quajtur “Dosja e Gurlitt: Arti i degjeneruar, i konfiskuar dhe i shitur”, është planifikuar të hapet më 2 nëntor.

Ajo do të përqendrohet në artin e konfiskuar nga muzetë gjermane që prej vitit 1938 e pas, sepse ato konsideroheshin nga nazistët si jogjermane, hebraike apo me natyrë komuniste.

Një ditë më vonë, ekspozita “Dosja e Gurlitt: Vjedhja e artit nazist dhe pasojat saj”, do të hapet në Bon ku do të paraqiten vepra arti që besohet të jenë vjedhur nga nazistët, kryesisht koleksionet personale hebraike.

Një grup studiuesish, të ngarkuar me përcaktimin e prejardhjes së veprave të artit, raportuan se hulumtimi ishte kryer në 670 artikuj që përbënin 43 për qind të koleksionit të përgjithshëm.

Gjashtë prej tyre u zbuluan se ishin vjedhur nga nazistët.

”Në 110 raste të tjera, vjedhjet ose blerjet naziste me çmime nën nivelin e tregut nuk mund të përjashtohen”, shtuan ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: