Me ardhjen e verës vendet mesdhetare po përballen me një fenomen të përsëritshëm vit pas viti siç janë zjarret.

Në ishullin e Qipros një zjarr i pakontrollueshëm ka filluar dhe që nuk po kufizohet dot nga autoritetet.

Dhjetëra fshatra janë evakuar deri më tani nga Limassoli ku nisi deri në Larnaca. Ndërkohë një 67-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është zjarrvënësi.

Nuk mjaftojnë as kapacitetet qipriote për zjarrin, ndërkohë që edhe Greqia ka nisur avionët e saj në drejtim të vendit i cili është dhe anëtar në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb