Policia në Limasol të Qipros ka tentuar të ndaloje një automjet që dyshohej për transportim të lëndëve narkotike.

Pas sinjalizimit, policia ka bllokuar mjetin që drejtohej nga një 41-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 37-vjeçar.

41-vjeçari ka arritur të largohej, ndërsa pasagjeri 37-vjeçar tentoi gjithashtu të ikte duke u përplasur me makinën e policisë, por u arrestua disa orë më vonë.

Sakaq gjatë kontrollit policia sekuestroi një çantë me 4 pako që përmbanin 3.5 kg marijuanë.

Policia ka publikuar foton e 41-vjeçarit që është në kërkim.

Ai është Jorgo Rrenjollari dhe ndaj tij tashme ka një urdhër arresti.

Fotyoo

(Jorgo Rrenjollari )

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb