Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra, 1 filxhan oriz, 1 qepë të thatë, 1 thelpi hudhër, 1 lugë kurkuma, 1 lgj gjalpë, 2 lgj vaj ulliri, 1 gotë verë të bardhë
1 koncentrat perimesh, 1 tufë majdanoz, Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim qiqrat në ujë të bollshëm për rreth 12 orë me një majë luge kripë. Të nesërmen i lajmë mirë qiqrat dhe i vendosim në tenxhere me ujë të ziejnë për rreth 1 orë derisa të zbuten.

Në një tenxhere tjetër me pak gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën së bashku me hudhrën. Pasi qepa të jetë kaurdisur mirë shtojmë orizin. E kaurdisim për 2-3 minuta dhe më pas e shuajmë me një gotë verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë qiqrat e zjera, kurkumën dhe koncentratin e perimeve. E lemë gatimin të ziejë dhe për 20 minuta dhe më pas e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb