Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 patate të ëmbël
300 gr qiqra të gatuara
4-5 domate të thata
1 qepë të thatë
200 gr salcë domatesh
100 gr spinaq
Majdanoz
Vaj ulliri
Kripë
Piper të kuq
Piper të zi
Pak kumin

Përgatitja

Pataten e ëmbël e presim në copëza dhe e vendosim në një tavë me vaj ulliri. Një një tigan të thellë skuqim qepën e thatë deri sa të zbutet dhe shtojmë salcën. Shtojmë ujë, qiqrat e ziera, domaten e thatë dhe i gatuajmë pak bashkë. Shtojmë spinaqin, pataten e ëmbël, kripën, erëzat dhe pas 10 minutash e servirim me majdanoz lartë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: