TIRANE- Të rinjtë e Korçës kanë zgjedhur një mënyrë unike për t’ju bashkuar protestës së opozitës. Për të përcjellë revoltën e tyre ata kanë mbushur me qirinj hapësirën e bulevardit mes çadrës dhe protestës dhe Kryeministrisë, për të krijuar edhe mesazhin: Poshtë Edi Rama!


Ndërsa protestonin në këtë mënyrë, ata nuk i ndalën as thirrjet në mbështetje të kreut të PD dhe Basha. Po kështu në kor ata këndonin: Edi Rama ka mbaruar, ka mbaruar!

Kujtojmë se protesta e opozitës ka hyrë sot në ditën e gjashtë, ndërsa kryedemokrati Basha paralajmëroi se do ta zhvendoste në çadër Parlamentin dhe ka ftuar sot gjithë deputetët e Kuvendit, për t’ju bashkuar, përveç 19 të inkriminuarve, siç tha mbrëmë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: