Një banesë në Fier gati është shkrumbuar nga një zjarr që ka shpërthyer aksidentalisht. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti”, ndërsa shkak u bë lënia ndezur e një qiriu.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qeriu të ndezur, ka marë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: