Portieri i Partizanit, Pano Qirko priti penallti ndaj Tiranës në derbi, duke bërë që ndeshja të përfundojë në barazim pa gola.
“Në këto raste mendoj që penalltinë e pret portieri. Ndryshon kur sulmuesi godet shtyllën ose e dërgon jashtë. Në këto raste mendoj që e pret portieri. Mundohemi dita-ditës të stërvitemi dhe të përmirësojmë mangësitë. Me punë mund të arrihet gjithçka.
Me qendërmbrojtësit kemi raporte shumë të mira, jemi gjithë kohës bashkë, argëtohemi dhe stërvitemi bashkë. Çelësi i suksesit është raporti i mirë me lojtarët, i cili pasqyrohet edhe në fushë. Me gjithë mbrojtësit ndihemi mirë dhe kuptohemi mirë. Prekën e kam “bablokun” tim.
Penallti është pjesë e lojës. Është ndjesë që çdo lojtar do e donte. Falenderoj Zotin për këtë mundësi. Është pika kulminante për atë penallti, më e rëndësishme ishte që mos ta humbnim derbin”, – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)