Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat më të mira të letërsisë shqipe, si lënda e parë në shkrimin e një skenari.

Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Eduart Makri, drejtor i QKK dhe znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL në prani të njerëzve të kulturës.

Përmes kësaj marrëveshje palët angazhohen ndër të tjera palët marrin përsipër të bashkëpunojnë për realizimin e një konkursi për skenarë për filma artistikë të paraqitur nga autorë shkrimtarë.

Në funksion të këtij projekti, do të hartohet struktura organizative e cila do të merret me hartimin e procedurave të nevojshme, të cilat do të miratohen nga Ministria e Kulturës.

Palët do të organizojnë aktivitete të përbashkëta, si konferenca , promovime libri, premiera filmash me skenarë bazuar në romane dhe novela shqiptare, të cilat do të shoqërohen me analiza me kritikë të fushës, si dhe me pjesëmarrjen e shkollave, për të zhvilluar kulturën e frekuentimit të kinemave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb