Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 filxhanë kafe thjerrëza
2 filxhanë kafe qiqra
2 patate mesatare
1 qepë e thatë
1 qepë e njomë
1 thelp hudhër
3 lugë galetë
1 lugë kaperi
1 lugë borzilok i thatë
1/2 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Qiqrat j lëmë në ujë gjatë natës dhe i ziejmë ditën tjetër. Ziejmë thjerrëza dhe patatet mënjanë. Patatet i shtypim me nje pirun dhe më oas edhe thjerrëzat me qiqrat. Qepët i skuqim bashkë paraprakisht që të zbuten. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe ngjeshim brumin. E lëmë për 1 orë në frigorifer që të bashkohen shijet. Më pas e pjekim në furrë në formën e qofteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: