Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

3 domate të mëdha të pjekura
2 vezë
2 qepë të njoma
Pak djathë të bardhë
4 lugë miell
Kopër
Salcë kosi
Nenexhik

Përgatitja

Domatet i presim në kubikë dhe i lëmë të kullojnë. Pasi kanë kulluar shtojmë vezët, djathin, miellin, nenexhikun dhe qepët e njoma në feta të holla. Me anën e një luge i hedhim në tigan me vaj në nxehtësi mesatare. 
Salcën e kosit e përziejmë me kopër dhe e servirim me qoftet me domate për t’u dhënë freski pjatës dhe për balancimin e vajit të skuqjes. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb