Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr mish të grirë, 2-3 kokrra qepë, 1 kokërr vezë, 1 lugë kafeje rigon, 1 tufë nenexhik, 1 tufë majdanoz, 4 lgj vaj ulliri, 1 kokërr domate, 1 lugë kafeje sheqer, 1 spec i kuq, 1-2 gjethe dafine, 1 lk piper të kuq speci, ½ filxhan galetë, 1 lgj vegetë, Kripë, piper i zi
500 gr jufka.

Përgatitja

Në një enë hedhim mishin e grirë, qepën e grirë hollë, majdanozin, rigonin, nenexhikun, vezën, ½ e masës së vegetës dhe të piperit të kuq. E punojmë mirë brumin e qofteve duke shtuar dhe një lugë vaj si dhe galetën. E lemë brumin e qofteve të pushojë për 30 minuta.

Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim të kaurdiset një kokërr qepë të grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparente shtojmë specin e prerë në fije të holla dhe domaten të grirë në rende. Rregullojmë shijen me pak kripë, pak sheqer, piper të zi dhe piper të kuq. Vendosim dhe vegetën e mbetur si dhe 1-2 gjethe dafine. Në fund shtojmë paj ujë të nxehtë dhe e lemë gatimin të marrë valë për 5 minuta. Më pas shtojmë qoftet një nga një dhe i lemë te ziejnë në salcë për 10 minuta. Shtojme dhe jufkat dhe i lemë të ziejnë jo më shumë se 2 minuta. Fikim temperaturën e sobës dhe e lemë gatimin me kapak të mbyllur të përfundohet në nxehtësinë e sobës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb