Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për qoftet:
500 gr mish të grirë
1 qepë e grirë në rende
1 vezë
2 thelpinj hudhra
5-6 lugë galetë
Kripë
Nenexhik
Piper i zi
Piper i kuq

Për salcën:
1 qepë e prerë në feta të holla
2 karota
200 gr kërpudha
1 lugë salcë domatesh
2 lugë miell
300 ml lëng mishi
50 ml pana
Kripë
Majdanoz

Përgatitja
Bëjmë qoftet duke bashkuar gjithë përbërësit dhe e lëmë brumin të qëndrojë 30 minuta.
Më pas i skuqim në tigan me pak fare vaj dhe i heqim. Në tigan skuqim qepën dhe sapo të zbutet shtojmë salcën, karotat, kërpudhat, lëngun e mishit, panën, kripën, majdanozin dhe në fund qoftet. I gatuajmë 10 minuta akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: