Nga: ZONJA KATERINA

300-400 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
1-2 thelpinj hudhër
1 spec jeshil
1 spec të kuq
1 kungull
1 kokërr vezë
2 lugë bukë të thekur
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Rigon, nenexhik
2 lugë vaj për skuqje

Për salcën:
3 domate
1-2 thelpinj hudhër
1 tufëz majdanoz
2 lugë vaj ose gjalpë

Grijmë në rende perimet e lara dhe i shtojmë në enën ku kemi vendosur mishin e grirë. Shtojmë një kokërr vezë, galetën, kripën, piperin dhe erëzat. E përziejmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë 20-30 minuta të pushojë.

Pasi i kemi përgatitur qoftet vendosim një tigan që nuk ngjit me 2 lugv vaj të ngrohet dhe rrjeshtojmë qoftet një e nga një dhe i lemë të piqen mirë nga të dyja anët.

Ndërkohë paralelisht në një tigan tjetër me pak gjalpë ose vaj vendosim domatet të grira në rende dhe hudhrat e grira shumë imët. I lemë të kaurdisen për 3-4 minuta dhe më pas i shtojmë në tiganin me qofte. Hedhim lartë majdanozin e mbulojmë me kapak dhe e lemë salcën të lidhet për 5 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb