Recetë nga Znj Eneida
Përbërësit

200 gr. bullgur
2 patate mesatare
100 gr. spinaq
1 spec i kuq
1 vezë
4 lugë miell
Kripë
Piper i kuq
Piper i zi
Majdanoz
Përgatitja

Ziejmë bullgurin me 400 ml ujë. Pastrojmë patatet, i presim në kubikë dhe i ziejmë. Pasi janë zjerë, i kullojmë dhe i shtypin me pirun. I bashkojmë me bullgurin. Spinaqin e zbusim në tigan dhe e copëtojmë. Bëjmë bashkë spinaqin, bullgurin, patatet dhe shtojmë vezën, kripën, miellin dhe erëzat. Qoftet mund ti skuqim, por dhe mund ti pjekim në 220 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: