NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr fileto merluci

2-3 kokrra patate

2 kokrra vezë

100 gr ullinj

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

4 lugë gjelle peksimadhe

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë dhe më pas patatet i kthejmë në pure. E vendosim purenë në një frulator duke shtuar fileton e merlucit, vezët, majdanozin e grirë hollë, hudhrën e copëtuar, ullinjtë, kripën dhe piperin e zi. E trazojmë mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. Lagim pak duart dhe formojmë qofte të cilat i kalojmë në një tas me vezë të rrahur, më pas në peksimadhe dhe pastaj në tigan ku i skuqim derisa ato të zverdhen.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: